‘Paris 2024’, shtyhet gara triatlonit, kjo është arsyeja

Gara e triatlonit për meshkuj është shtyre për 24 orë.

Organizatorët e ‘Paris 2024’ kanë vendosur që garën e  triatlonit për meshkuj ta shtyje për 24 orë pasi lumi i Senës ende nuk ka arritur në parametrat e duhur për të mos shkaktuar probleme në shëndetin e triatletëve.

Siç raportohet, niveli i bakterit Esheria Kolit në Senë është më i lartë nga parametrat e parashikuara nga insitutet shëndetësore.

Sipas organizatorëve reshjet e forta të shiut kanë vështirësuar shumë planin e tyre për  të mbajtur gara në Senë.


Go to TOP