Prishtinasit kthejnë sytë nga transporti ekologjik

Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

çKy lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. /REL/

Një qytetar duke përdorur një motor elektrik si mjet transporti.

Një person duke udhëtuar nëpër rrugët e Prishtinës me një trotinet, teksa në anën e djathtë të fotografisë shihen disa trotinetë elektrikë, që qytetarët mund t'i përdorin, në këmbim të një pagese.
Një person duke udhëtuar nëpër rrugët e Prishtinës me një trotinet, teksa në anën e djathtë të fotografisë shihen disa trotinetë elektrikë, që qytetarët mund t’i përdorin, në këmbim të një pagese.
Biçikleta të Prishtina Bike, një alternativë e ofruar nga Komuna e Prishtinës, ku qytetarët mund t'i marrin me qira biçikletat. Tridhjetë minutat e parë të ngasjes së tyre janë falas, dhe më pas, sipas ueb-faqes të kësaj platforme, ata paguajnë 50 centë për çdo 1 orë shtesë që e përdorin. Nga Prishtina Bike nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë se sa persona marrin me qira brenda një dite biçikleta.
Biçikleta të Prishtina Bike, një alternativë e ofruar nga Komuna e Prishtinës, ku qytetarët mund t’i marrin me qira biçikletat. Tridhjetë minutat e parë të ngasjes së tyre janë falas, dhe më pas, sipas ueb-faqes të kësaj platforme, ata paguajnë 50 centë për çdo 1 orë shtesë që e përdorin. Nga Prishtina Bike nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë se sa persona marrin me qira brenda një dite biçikleta.
Biçikletat me qira të Prishtina Bike, janë të vendosura në pjesë të ndryshme të Prishtinës. Komuna po synon që përmes këtij lloj transporti të ulë emetimet, por edhe të zbusë situatën me trafikun e rënduar. Autoritetet po ashtu inkurajojnë qytetarët që të përdorin autobusët, teksa Prishtina ende po pret që të marrë 30 autobusë të rinj - përfshirë edhe disa elektrikë - por, çështja ka ngecur në procedura të prokurimit.
Biçikletat me qira të Prishtina Bike, janë të vendosura në pjesë të ndryshme të Prishtinës. Komuna po synon që përmes këtij lloj transporti të ulë emetimet, por edhe të zbusë situatën me trafikun e rënduar. Autoritetet po ashtu inkurajojnë qytetarët që të përdorin autobusët, teksa Prishtina ende po pret që të marrë 30 autobusë të rinj – përfshirë edhe disa elektrikë – por, çështja ka ngecur në procedura të prokurimit.
Një veturë elektrike duke u karikuar në një nga pikat e vendosura në Prishtinë.

Një veturë elektrike shihet në rrugët e Prishtinës, teksa pas tij është një autobus i një linje private që operon në Prishtinë. Për të nxitur qytetarët që të përdorin transportin publik, në Prishtinë, autoritetet lokale kanë bërë integrimin e biletave të autobusëve, duke u mundësuar qytetarëve që me një biletë (bileta ditore kushton 0.80 centë) të mund të udhëtojnë me të gjitha linjat brenda një dite.

Një qytetar duke përdorur një trotinet elektrik. Mjete të tilla transporti në kryeqendër ofrohen nga një kompani private në Kosovë, projekt që mbështetet nga Komuna e Prishtinës.

Një automjet elektrik, i një kompanie taksie, duke mbushur bateritë në një nga pikat në Prishtinë. Veturat elektrike konsumojnë mesatarisht 15 deri në 20 kWh për 100 kilometra. Kjo përkthehet në kosto dukshëm më të ulët: më pak se 1 euro për 100 kilometra nëse mbushja bëhet në shtëpi kur tarifat e energjisë janë më të ulëta apo 3-4 euro në pikat publike, sikurse kjo në foto.

Një qytetar duke kaluar zebrat me biçikletën e tij. Transporti me biçikleta, trotinetë elektrikë dhe vetura elektrike ndihmon në ruajtjen e mjedisit. Ndërkaq, ngasja e biçikletave po ashtu ofron përfitime shëndetësore.

Një person duke kaluar rrugën me një trotinet. Biçikletat dhe trotinetët elektrikë, ndërkaq, sipas autoriteteve lokale, ndalohen të përdoren nëpër sheshet e Prishtinës.

Një person shihet duke kaluar nëpër një rrugë afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Në këtë pjesë, siç mund të vërehet edhe në fotografi, nuk ka shtigje të dedikuar për biçikleta dhe ata që përdorin këtë mjet transporti detyrohen të kalojnë nëpër rrugët e mbushura me vetura. Nga Komuna e Prishtinës nuk janë përgjigjur se sa saktësisht ka shtigje biçikletash kryeqyteti.

Viteve të fundit ka pasur rritje të importit të veturave elektrike në Kosovë. Këto mjete nuk prodhojnë emetime direkte gjatë përdorimit, çka mund të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit, që në disa zona të Kosovës tejkalon kufijtë e lejuar, veçmas gjatë dimrit.

Një veturë elektrike, ku tregohen të dhënat se sa energji shpenzon ky mjet transportues.

Për shkak të përdorimit në rritje të trotinetëve elektrikë, është rritur edhe kërkesa për riparimin e tyre.

Një person duke marrë një nga trotinetët elektrikë të parkuar afër ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Çdo qytetar që merr këtë mjet transporti duhet të paguajë 20 centë për zhbllokimin e tij dhe më pas 15 centë për çdo minutë që e përdor.

Go to TOP