Prishtinasi e parkon keq veturën, rrah dhe e bën për spital policin që po merrej me rastin

Një polic është sulmuar fizikisht mbrëmë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas raportit, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar  (zyrtar policor) i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, duke u marrë me një rast të parkimit të pa rregullt.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Go to TOP