Prishtina përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, organizohet ceremoni për 70 dhe 71-vjetorin e lindjes
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 28 maj 2026 do të organizohet ceremoni përkujtimore me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.
Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet nga ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallati të Rinisë dhe të Sportit, ku do të kujtohet dhe nderohet jeta dhe vepra e tyre.
Rama ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje, për të shënuar së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm dhe për të nderuar kontributin e heronjve në historinë e Kosovës. /Kosova.info/
