Prishtina nis evakuimin e qenve endacakë, qytetarët ftohen të raportojnë rastet

Ekipet e Komunës së Prishtinës kanë përfunduar evakuimin e qenve endacakë në Zonën 1 (Qendra) dhe tashmë po vazhdojnë me lagjet e tjera të kryeqytetit. Kryetari Përparim Rama ka bërë të ditur se ky proces po zhvillohet me kujdes maksimal për sigurinë e qytetarëve dhe kafshëve.

“Synimi ynë është që të gjitha lagjet të hyjnë në ‘Hartën e zonave të sigurta’. Për këtë na duhet edhe ndihma juaj, të dashur qytetarë!”, ka theksuar Rama.

Rama ka ftuar qytetarët të raportojnë rastet e qenve endacakë përmes numrit +383 45 270 001, email-it [email protected] apo faqes zyrtare në Facebook “Raporto për qentë endacak në Kryeqytet”.

Ekipet komunale do të jenë në terren për të vijuar me evakuimin në të gjitha zonat e Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP