Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit Prishtinë janë mbushur me tifozë që valëvitin flamuj shtetërorë dhe kombëtarë në natën kur Kosova do të përballet me Turqinë në një ndeshje finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në qytet shihet edhe një prani e tifozëve turq.
Dardanët e presin Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte në orën 20:45 dhe fituesi do të shkojë në Botërorin e kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /REL/
Dy tifozë tuq shihen duke ecur në sheshin e Prishtinës mbrapa një flamuri të Kosovës, disa orë para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin “Fadil Vokrri”.Një kafene në Prishtinë vendos një njoftim në hyrje, përmes të cilit i fton turqit të pinë kafe falas. Njoftimi në anglisht dhe turqisht, thotë: “Sot rival, por gjithmonë MIQ! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat në vitin 1999, sot nuk paguani”.Një rrugë që çon drejt Stadiumit “Fadil Vokrri” nga sheshi kryesor i Prishtinës, i mbushur me njerëz para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026.Tifozë duke pirë në një kafene në Prishtinë, në prag të ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026.Një flamur kombëtar i Shqipërisë në mesin e shumë tifozëve në Prishtinë, disa orë para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin “Fadil Vokrri”.Flamuj të Kosovës dhe një flamur amerikan të vendosur në Stadiumin “Fadil Vokrri” teksa tifozët fillojnë të shkojnë në stadum për ndeshjen vendimtare të Kosovës kundër Turqisë për kualifikim në Botëror.Një burrë i mbështjellë me flamurin e Kosovës shihet në sheshin e Prishtinës, disa orë para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin “Fadil Vokrri”.Zyrtarë policorë shihen duke mbikëqyrur sigurinë në Prishtinë, pak para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin “Fadil Vokrri”.Disa tifozë me plisa tradicional shqiptar dhe shall më emrin Kosova mbi supe, teksa dy gra bëjnë simbolin e shqiponjës dykrenore, e cila gjendet në flamurin kombëtar shqiptar.Kosova nuk ka qenë kurrë më afër kualifikimit në një garë të madhe në historinë e vet, dhe fitorja kundër Sllovakisë në gjysmëfinale të plajofit, javën e kaluar, e ka bërë vendin të besojë se ëndrra e Botërorit në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, është e arritshme.Një tifoz i mbështjellë me flamur kombëtar shqiptar dhe një tifozë me fanellë të kombëtares së Turqisë shikojnë njëri-tjetrin në sheshin e Prishtinës, para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Tifozë turq në Prishtinë në prag të ndeshjes vendimtare të kombëtares së tyre kundër Kosovës për një vend në Kupën e Botës 2026.Një burrë dhe dy gra me shalle mbi supe të cilat mbajnë si emrin e Kosovës, ashtu edhe atë të Turqisë, pak para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin “Fadil Vokrri”.Turqia nuk është paraqitur në Botëror për më shumë se dy dekada, që nga viti 2002, kur kishte arritur deri në gjysmëfinale.