Prishtina mposhtë me rezultat të pastër skuadrën ruse

Prishtina është duke qëndruar në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore para sezonit pranveror.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e katërt miqësore në tokën turke, ku janë përballur me ekipin rus Alania Vladikavkaz.

Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj ekipit nga Liga e Parë ruse me rezultat të pastër 2-0.

Lorik Boshnjaku realizoi në pjesën e parë një gol të bukur, derisa Besnik Krasniqi në pjesën e dytë shënoi nga penalltia për 2-0.

Vlen të theksohet se skuadra ruse humbi dy penallti në këtë takim.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e parë në katër ndeshje miqësore, teksa kanë një barazim dhe dy disfata. 

Go to TOP