Prishtina mposht Lirinë, Malisheva Gjilanin

Prishtina dhe Malisheva kanë arkëtuar pikë të plota në Javën e njëzet e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, teksa të dielën kanë mposhtur Lirinë, respektivisht Gjilanin. 

Skuadra kryeqytetase ka arritur të fitojë me rezultat bindës 3-1 kundër Lirisë së Prizrenit. Muja (61′), Uka (70′) dhe Kryeziu (86′) kanë shënuar për Prishtinën. Të vetmin gol për Lirinë e ka shënuar Gjumsi në kohën shtesë. 

Ndërsa Malisheva ka arritur të marrë fitore të madhe në Gjilan. 

Në një ndeshje dramatike, ku janë shënuar pesë gola, Malisheva ka triumfuar me rezultat 2-3. Jarovic ka gjetur epërsinë për vendasit, por nuk e ka ruajtur. Malisheva ka barazuar po edhe ka kaluar në avantazh me dy golat e Hazrollajt. Pastaj Shabani e ka barazuar sërish rezultatin për Gjilanin. 

Kur është dukur se ndeshja nuk do të kishte fitues, në skenë ka dalur edhe një herë Hazrollaj për të shënuar dhe për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. 

Tabela e Superligës aktualisht kryesohet nga Ballkani. 

Go to TOP