Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Prishtina mposht Dritën në klasiken e futbollit kosovar

Prishtina ka arritur të marrë fitore në klasiken e futbollit kosovar ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje me disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, ku Blesa e Kryeziu rrezikuan për vendasit, derisa Krasniqi e Ajzeraj për mysafirët.

Gjithsesi 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduan ashtu siç filluan me rezultatin e pastër 0-0.

Pjesa e dytë dha edhe më shumë raste shënimi, por vetëm me një gol që u pa.

Leotrim Kryeziu rrezikoi i pari me kokë, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Drita rrezikoi me Benjamin Agyaren, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Në minutën e 73-të, Jalen Blesa fitoi një penallti pasi u pengua në zonë nga Benjamin Agyare. I saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi prishtinas Blesa duke realizuar për 1-0.

Deri në fund Drita tentoi barazimin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti, derisa Prishtina mori tre pikë nga kjo përballje.

Me këtë fitore Prishtina ngritët në pozitën e katërt me 21 pikë, derisa Drita mbetet në vendin e tretë me 25 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon në udhëtim te Dukagjini i Klinës, derisa Drita para tifozëve të vet pret Feronikelin ’74.

Go to TOP