Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Feronikeli ’74 rikthehet te fitoret, merr tre pikë të mëdha përballë Lirisë

Feronikeli ’74 është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Lirinë me rezultat 2-1.

Ka qenë një pjesë e parë më e qetë, ku dy skuadrat krijuan disa raste, por pa parë gola.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, derisa 45 minutat e para përfunduan baras 0-0.

Alban Shillova kaloi vendasit në epërsi me të filluar pjesa e dytë për 1-0.

Gjithsesi kapiteni i Lirisë, Topalaj barazoi shifrat në 1-1 kur kaluan një orë lojë.

Për tre pikët e Feronikelit ’74, u përkujdes Fiton Hajdari që realizoi në minutën e 86-të me kokë për 2-1.

Me këto tre pikë të fituara, Feronikeli ’74 ngritët në pozitën e shtatë me 15 pikë, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë.

Ndeshjen e ardhshme Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Drita, derisa Liria para adhuruesve të vet pret Gjilanin.

Go to TOP