Prishtina e Re dhe Elon Berisha ndajnë rrugët

Prishtina e Re ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Elon Berisha.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit, detyrën e kryetrajnerit do ta marrë përkohësisht Shpëtim Babaj, i cili deri më tani ka qenë Drejtor Sportiv i klubit.

“Detyrën e kryetrajnerit do ta ushtrojë Shpëtim Babaj, deri në një vendim tjetër. Klubi i uron shumë suksese në këtë sfidë të re, duke besuar se përvoja dhe përkushtimi i tij do të kontribuojnë në vazhdimësinë e projektit tonë”, thuhet në komunikatë.

Ky ndryshim vjen pas disfatës së skuadrës prishtinase në fundjavë ndaj Dritës me rezultat 2-1. Aktualisht, Prishtina e Re gjendet në vendin e gjashtë në tabelën e Superligës së Kosovës, me gjashtë pikë të tubuara.


Go to TOP