Prishtina dhe Llapi mbyllin pjesën e parë pa gola
Pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit është mbyllur pa gola, 0-0, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ndeshja përveç trofeut siguron një vend në kualifikimet për garat evropiane.
Prishtina synon ta rikthejë trofeun në kryeqytet, ndërsa Llapi synon edhe një trofe më shumë në koleksionin e vet.
Nëse rezultati mbetet i barabartë, ndeshja do të shkojë në vazhdime, e më pas, nëse është e nevojshme, në penallti.
