Prishtina 2030 merr formë: Përparim Rama në Londër për modelet e Lojërave Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një sërë takimesh dhe vizitash në Londër, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Me ftesë të ambasadorit Jonathan Hargreaves, Rama së bashku me Ministrin e Sportit dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik kanë vizituar hapësira kyçe të infrastrukturës sportive në kryeqytetin britanik duke analizuar nga afër modelet më të suksesshme të zhvillimit.

Në fokus të vizitës ishte përvoja e Lojërat Olimpike Verore London 2012, e cila konsiderohet si një shembull i transformimit urban përmes sportit. Sipas Ramës, kjo eksperiencë dëshmon se një vizion i qartë dhe planifikimi i mirë mund të krijojnë infrastrukturë të qëndrueshme dhe hapësira funksionale për komunitetin edhe pas përfundimit të eventit.

Ai theksoi se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por një projekt transformues për qytetin, që synon zhvillimin e infrastrukturës moderne dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

“Qytetet e mëdha nuk ndërtohen rastësisht. Ato ndërtohen me guxim, unitet dhe një vizion të pandalshëm”, ka deklaruar Rama duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt një Prishtine më ambicioze dhe më të zhvilluar. /Kosova.info/


Go to TOP