Pretendimi i një qytetari të Ferizajt, ja çfarë thotë se kishte parë disa orë para tragjedisë

Një qytetar nga Ferizaji pretendon se ka qenë dëshmitar i një ngjarje që sipas tij i ka paraprirë vrasjes në Ferizaj.

Agon Zhinipotoku ka bërë një shkrim në Facebook lidhur me ngjarjen, e që më pastaj e ka fshirë atë.

Ai në shkrimin e tij nuk e bënë të qartë nëse e ka parë dorasin apo viktimën të plagosur rreth orës 19:25 në qytetin e Ferizajit, diku pesë orë para se të ndodhë ngjarja tragjike ku Gazmend Hyseni mbeti i vrarë.

Ky qytetar ka thënë se ka lajmëruar policinë disa herë por që sipas tij s’kanë reaguar.

“Dje kam qene deshmitar aty: Merrni kamerat e sigurise tek posta e madhe, aty qendron per gjysme ore qe i dilte nga koka gjaku pa ndale. Nese jane pamjet e kamerave afrohem dhe i them “Hajde shkojna ne emergjence se prej gjakderdhjes qe ki vdes”, ka shkruar nder te tjera ai.

Gazmend Hyseni, 30-vjeçar është vrarë sot në Ferizaj. I dyshuar për vrasje është bashkëmoshatari i tij, Qëndrim Januzi, i cili është vëllai i reperit Buta. Raportohet se viktima dhe i dyshuari për vrasje deri viteve të fundit kanë qenë shokë të ngushtë

Në orët e para të mëngjesit, Ferizaj u trondit nga një vrasje e rëndë që u krye në rrugën “Rexhep Bislimi. Atje u vra 30-vjeçari, Gazmend Hyseni. Për vrasjen e tij po dyshohet ish-shoku i tij, Qëndrim Januzi, poashtu 30-vjeçar.

I dyshuari për vrasjen është kapur me armë në dorë në vendin e ngjarjes, nga policë civilë e me rroba zyrtare.

Gazmend Hyseni, 30-vjeçari që u vra

Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari ka refuzuar urdhrat verbal të Policisë, derisa me pistoletë në dorë iu kthehet zyrtarëve policor. Një prej policëve, më pas e ka përdorur armën zyrtare me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare,  kanë vërjetur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia”  që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”, ka njoftuar Policia pas vrasjes.

Qëndrim Januzi, i dyshuari për vrasje

Qëndrim Januzi është dërguar fillimisht për trajtim në Emergjencën e Ferizajt, për t’u dërguar më pas në QKUK.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve,  gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, ka njoftuar Policia.

Policia tha se nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Shukri Jashari, i cili ka thënë se motivi i vrasjes s’dihet ende, meqenëse s’është intervistuar dëshmitari që ishte bashkë me viktimën kur ndodhi vrasja.

Kryeprokurori ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet edhe për zyrtarin policor, që e plagosi të dyshuarin për vrasje.

“Jo, ende nuk dihet motivi i vrasjes, për shkak se dëshmitarët që kanë qenë me viktimën ende nuk janë intervistuar. Një ka qenë, në bazë të video-incizimeve shihet vetëm një person. Edhe ndaj zyrtarit policor kanë filluar hetimet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës”, ka thënë Jashari .

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, derisa Prokuroria ka thënë se për të njëjtin do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

<b></b> Pamje të tmerrshme, vëllai i këngëtarit Buta dyshohet se e vrau mbrëmë në Ferizaj shokun e tij
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qëndrim Januzi, që është edhe vëllai i reperit kosovar, Betim Januzi, që njihet me emrin artistik Buta, s’është i panjohur për organet e drejtësisë.

Vetë reperi kishte treguar në një intervistë në vitin 2018, se vëllai i tij për një tentim-vrasje dhe kishte mbajtur 3 vjet burg.

“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjujt me allti, ka mbajt tre vjet burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë ai.

Reperi Buta me vëllain Qëndrimin, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Reperi poashtu kishte thënë se kanë pasur vazhdimisht probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.

“Kemi pasë probleme të mahallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë Buta .

Go to TOP