Prestreshi lavdëron politikat e naftëtarëve në Gjilan: Shembull i konkurrencës së lirë në treg

Njohësi i ekonomisë, Valon Prestreshi, ka përshëndetur qasjen e naftëtarëve në Gjilan për vendosjen e çmimeve të naftës, që variojnë nga 1.06 deri në 1.12 euro.

“Jo pse Komuna po bënë diçka në këtë sferë, por se logjika e naftëtarëve në Gjilan është logjikë e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, të liruar nga ndikimet e karteleve të naftës”, ka shkruar ai.

Prestreshi theksoi se, naftëtarët e Gjilanit po tërheqin klientë nga e gjithë Kosova, duke krijuar një efekt domino në tregjet tjera dhe duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Sipas tij, kjo qasje biznesore është për t’u lavdëruar dhe duhet të merret si shembull edhe në qytetet e tjera të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP