Presioni i pasojave ekonomike, Johnson zbulon se çfarë “paqe të keqe” mund të Ukraina me Rusinë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë se ai ka frikë se pasojat ekonomike të luftës mund të bëjnë presion ndaj Ukrainës për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje me Rusinë që nuk do të ishte në interesat e saj.

“Shumë vende po thonë se kjo është një luftë europiane që është e panevojshme … dhe kështu presioni do të rritet për të inkurajuar – për të detyruar, ndoshta – ukrainasit për një paqe të keqe”, u tha ai mediave në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, ku po merr pjesë në një samit, shkruan BBC.

Ai tha se pasojat e fitimit të luftës nga presidenti rus, Vladimir Putin, do të ishin të rrezikshme për sigurinë ndërkombëtare dhe “një fatkeqësi ekonomike afatgjatë”.

Go to TOP