Presidentja: Tahirsylaj dha kontribut të çmuar në punën e tij akademike

Presidentja Vjosa Osmani përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylajt.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të meteorologut dhe ish profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj.Ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij akademike, sikurse edhe në sferën e meteorologjisë. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Hidrometeorologjiktë Kosovës. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn”, ka shkruar presidentja Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP