Presidentja sllovene viziton Kosovën

Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të vizitojë Kosovën.

Ajo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet të hënën dhe të martën në Prishtinë, e në të cilin do të marrin pjesë personalitete nga 40 shtete të botës.

Liderja do të ketë takim me Presidenten Vjosa Osmani dhe do të vizitojë trupat sllovene në KFOR, raporton RTKlive.

“Presidentja Natasha Pirc Musar do të bëjë vizitën e saj të parë në Kosovë të hënën dhe të martën për të takuar homologen e saj Vjosa Osmani dhe për të vizituar ushtarët sllovenë që shërbejnë në Forcën e Kosovës (KFOR). Temat kryesore të bisedimeve me Osmanin do të jenë gjendja në Ballkanin Perëndimor dhe integrimi në BE dhe NATO”, njofton nga zyra e presidentes sllovene. /Kosova.info/

Go to TOP