Presidentja Osmani përkujton Smajl Hajdarajn: Zëri i guximit dhe simbol i një Kosove që nuk u përkul
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në përvjetorin e vrasjes së tij duke u përulur me nderim para jetës dhe veprës së deputetit, aktivistit të palodhur politik dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra pabesisht në një pritë më 17 janar 2002.
Në mesazhin e saj, Osmani e cilësoi Hajdarajn si zërin e guximit, fytyrën e rezistencës dhe shpirtin e një Kosove që nuk u përkul kurrë duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Presidentja theksoi se plumbat që ia morën jetën Smajl Hajdarajt nuk e shuan idealin për të cilin ai veproi duke nënvizuar se drejtësia për të mbetet obligim institucional dhe moral.
Ajo përfundoi mesazhin e saj me thirrjen: “Lavdi jetës dhe veprës së Smajl Hajdarajt!”. /Kosova.info/
