Presidentja ngushëllon familjen Latifi: Rrahimi la pas dhimbje të madhe!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Latifi pas vdekjes tragjike të Rrahim Latifit, i cili u mbyt në liqenin e Ujmanit.

Duke ngushëlluar familjen për këtë humbje të parakohshme, ajo ka thënë se ndarja nga jeta e Rrahimit ka lënë pas dhimbje të madhe për të gjithë ata që e njohën.

“Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.  Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla. Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, ka shkruar presidentja Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP