Presidenti ukrainas thotë se nuk e ka parë familjen e tij prej disa ditësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur sot me gazetarët në Kiev të Ukrainës, ku ai ,ka qëndruar që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar.

Në momentin që është pyetur për familjen e tij, Zelensky ka deklaruar se nuk e kishte parë gruan e tij Olena dhe dy fëmijët prej tri ditësh.

Ndryshe presidenti ukrainas sot ka deklaruar se ka biseduar me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden nga i cili ka kërkuar ndihmë edhe më të madhe.

Ai tha se Ukrain është e fuqishme, por se do të jetë e vështirë të përballojnë luftimin të vetëm.

Ka shtatë ditë që kur Rusia po vazhdon agresionin në shumë qytete të Ukrainës e si shkak vdiqën shumë persona, u plagosën disa të tjerë ndërsa mijëra qytetarë janë larguar veçse nga vendi.


Go to TOP