Presidenti palestinez dhe liderët ndërkombëtarë, bisedime për Gazën në Riad këtë javë

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë do të jenë në Riad këtë javë për bisedime që synojnë të nxisin një marrëveshje paqeje në Gaza.

Kjo do të mbahet në margjinat e një takimi të Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

“Ne i kemi lojtarët kryesorë tani në Riad dhe shpresojmë qëdiskutimet mund të çojnë në një proces drejt pajtimit dhe paqes”, tha Børge Brende – drejtori i WEF-it.

Ai këtë deklarim e dha në një konferencë shtypi në Riad, duke shtuar se kriza humanitare e Gazës do të jetë në rendin e ditës, raporton Reuters.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të marrë pjesë në takime së bashku me liderët rajonalë duke përfshirë kryeministrin e Katarit, ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite, princin e kurorës së Omanit dhe zyrtarët e Bahrejnit, tha Brende.

Ai tutje tha se ministri i Jashtëm i Egjiptit, do të jetë aty për të informuar zyrtarët mbi një raund bisedimesh që negociatorët egjiptianë mbajtën në Izrael të premten në një përpjekje për të rifilluar përpjekjet e ngecura për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet e mbetura izraelitë.

Go to TOP