Presidenti i Portos flet për largimin e Taremi

Presidenti i Portos, Pinto da Costa, ka konfirmuar se Mehdi Taremi do të largohet nga skuadra.

Iraniani është pjesë e Portos nga viti 2020, ku ka realizuar 115 ndeshje dhe ka realizuar gjashtëdhjetë e një gola.     

Siç është raportuar, sulmuesi iranian do të kalojë si transferim i lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Interin.

“Taremi është një lojtar i rëndësishëm, por nuk mund të bëjmë më asgjë për këtë. Kjo ndodh në çdo klub tjetër, edhe te PSG, një lojtar në fund të kontratës së tij është i lirë të zgjedhë të ardhmen e tij. Mund t’i them vetëm se do të doja të ishe i lumtur”, ka thënë i pari i sklubit portugez.

Go to TOP