Prebreza dorëzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se sot janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Sipas Prebrezës, dosjet lidhen me dyshime për dëmtim të interesit publik dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja komunale.

“Janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja”, ka deklaruar ai në Facebook derisa ka publikuar edhe nje video.

“Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Fushë Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP