Pramenkoviq: KKB nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim me arkivin e BeH

Sarajevë, 17.03.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë të premten, delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak, i kryesuar nga kryetarja dr. Misalla Pramenkoviq dhe bashkëpunëtorët e saj, u takuan me drejtorin e Arkivit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Hajrudin Qupria, dhe me atë rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit.

Foto kredit: KKB

Në një bisedë miqësore u fol për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte me interes të përbashkët, si dhe për lidhjen e fortë të KKB-së me institucionet në Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Foto kredit: KKB

Përveç Kryetarës të Këshillit dr. Misalla Pramenkoviq ishtë dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv Dr. Fuad Baqiqanin, nënkryetarët dr. Jasmina Balltiq Curiq dhe Mustafa Fetiq si dhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal.

Foto kredit: KKB
Go to TOP