Prezantohet dhe del zyrtarisht në shitje Ulefone Armor X6

Ulefone sapo ka lëshuar në treg telefonin më të ri të linjës X, Armor X6 Pro.

Pajisja dukshëm e fortë ka përmasa prej 150 x 78.9 x 14.4mm dhe peshon 277 gram.

Në përputhje me origjinën e kompanisë, trupi i telefonit është mjaft elastik dhe është i vlerësuar zyrtarisht me certifikatat IP68/IP69K dhe MIL-STD-810G, raporton gsmarena.

Armor X6 Pro do të mund t’u rezistojë zhytjeve në ujë me thellësi prej 1.5 metrave në kohëzgjatje për 30 minuta, e gjithashtu edhe pluhurit, spërkatjes me ujë dhe grimcave, transmeton Telegrafi.

Ulefone tregon se Armor X6 Pro do të vije me sistemin më të fundit operativ Android 12, dhe me të gjitha veçoritë ekstra dhe sigurinë më të avancuar.

Telefoni gjithashtu anash ka një buton fizik të programueshëm për komoditet të shtuar dhe për funksionim me doreza.

Sa për pjesën tjetër të pajisjes, Armor X6 Pro ka një ekran me panel IPS LCD me 5 inç dhe rezolucion prej 720×1280 piksel HD.

Si bërthamë fuqizuese ka çipin MediaTek Helio A22, me mbështetje për 2 SIM kartele, 4GB ram memorie dhe hapësirë prej 32GB, e cila mund të zgjerohet me një SD kartele. Posedon WIFI, Bluetooth 5.0, gjithashtu edhe GPS me GLONASS, BEIDOU dhe me Galileo.

Ka kamerë të vetme kryesore me sensor prej 13MP f/2.2 IMX214 me blic të dyfishtë e cila mund të regjistrojë video deri në 1080P, e njëjta vlen edhe për kamerën selfie e cila ka sensor me 5MP, f/2.2 OmniVision me një OV5670.

Fotografia nënujore vlerësohet si specifikë, dhe e gjithë pajisja energjinë e merr prej baterisë me kapacitet prej 4,000mAh dhe portin e mbushjes me micro USB.

Telefonin Ulefone Armor X6 Pro mund ta blini në ngjyrat e zeza dhe portokalli me çmim të sugjeruar nga prodhuesi prej 138 eurove, ndërsa në ueb-faqen zyrtare po shitet me çmim prej 119 eurove. 

Go to TOP