Përfundon ndeshja, Ballkani debuton me barazim

Ballkani ka barazuar me Zalgirisin,  me rezultat 1-1, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën Kampionëve.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Nazmi Gripshin, në minutën e 14-të, derisa mysafirët u kthyen në lojë në minutën e 25-të, duke e barazuar rezultatin, me Olivier Buff.

Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, pavarëishst shumë tentimeve nga dy anët.

Në pjesën e dytë, Ballkani e nisi furishëm duke e rrezikuar vazhdimisht portën e skuadrës nga Lituania, por që në fund ndeshja u mbyll pa fitues.

Ndeshja kthyese në mes dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në Lituani.

Go to TOP