Për një abetare unike gjithëkombëtare

Shkruan: Agim RUShITI 

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministresha e arsimit, Evis Kushi, promovuan Abetaren (siç thonë Ata) unike. Është për t’u përshëndetur, si një hap para drejt integrimeve (gjith)kombëtare. Por, jo edhe i tërësishëm. Abetarja e tillë, as që mund të jetë unike, e as mund të jetë gjithkombëtare. Abetare unike do ishte, kur do ishte tekst i vetëm, pa tekst tjetër alternativ. Abetarja do ishte gjithkombëtare kur çdo fëmi shqiptar, ku do që të jetë, do e ket në duar dhe bankat e tyre shkollore.

Fryma e unicitetit dhe gjithpërfshirjes gjithkombëtare duhet të reflektohet edhe përmes shumë elementeve tjera, qoftë ato të jenë edhe të karakterit simbolik dhe krejtësisht formal (si, bie fjala, gjatë përcaktimit të grupit autorial nga trojet shqiptare, plan-program unik mësimor, prezentim veçantish nga gjitha trojet,…).

Para ca vitesh, para pothuajse një decenie, në Gazetën “Koha” në Maqedoni, botova një analizë të detajuar, bazuar në argumente dhe gjendje reale, se si duhet të ndërtohet Koncepti për Abetaren unike dhe gjithkombëtare, Abetaren që do e përdorte çdo fëmi shqiptar, brenda sistemit ekzistues arsimor, edhe ate në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni (bile edhe më gjërë)..

Por, si duket, Ata të cilët duhet të brengosen, si bëri veshi zujë.

#PërNjëAbetareUnikeGjithkombëtare

Go to TOP