Pingpong/Organizohet turneu për nderë të Ditës së Kushtetutës së Kosovës

Të shtunën, më 09 prill, në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 10:00, organizohet turneu për Ditën e Kushtetutës së Kosovës. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm të punësuarit pasi turneu organizohet nën ombrellën e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës në bashkëpunim me FPPK-në.

Katër vendet e para do të shpërblehen me kupë, medalje, diplomë dhe mjete monetare nga FSPK.

Paraqitja mund të bëhet përmes email [email protected], por edhe para fillimit të turneut.

“Këtë dite do nënshkruhet edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes FSPK dhe FPPK.

Koordinator i kësaj ngjarjeje nga FPPK është Prof. Abedin Bahtiri.

Urime Dita e Kushtetutës.

Suksese”. /Kosova.info/

Go to TOP