Përballje dramatike në “Minatori”, Ylli mposht Trepçën

Përballje super dramatike u zhvillua në palestrën Minatori në Mitrovicë mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, në javën e gjashtë në basketboll.

Vetëm 90 sekonda para fundit të ndeshjes, Trepça pati epërsi prej katër pikësh, porse saktësia e basketbollistëve të Yllit ishte në nivel të lartë.

Ata arritën të shkrijnë epërsinë dhe në fund të fitojnë krejt ndeshjen me vetëm dy pikë dallim 72 me 70.

Gordon i Trepçës arriti ‘double-double’ me 19 pikë dhe 13 kërcime, por qenë të pamjaftueshme për fitore.

19 pikë i shënoi edhe Threatt Junior për ekipin fitues.

Pas gjashtë ndeshjeve në Prince Caffe Superligën e basketbollit, Trepça mbanë vendin e tretë kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e gjashtë. /Kosova.info/

Go to TOP