Pozhari: Përparimit i shkon më shumë posti i kryetarit të LDK-së sesa Lumirit

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka bërë një koment që ka ngjallur interes në skenën politike duke krahasuar dy figura të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Ramën dhe Lumir Abdixhikun.

Në një shënim të shkurtër, Pozhari ka vlerësuar se Përparim Ramës “i ka më shumë hije” posti i kryetarit të LDK-së sesa Lumir Abdixhikut. Ai ka përmendur suksesin e Ramës në garën për kryetar të Prishtinës duke e parë si dëshmi të aftësive të tij për fitore.

“Përparimit ma shumë po i ka hije për kryetar të LDK-së sesa Lumirit. E ka fitu një garë. Synon fitoren e dytë. E, Lumiri ka pas veç humbje. Po e lo këtë shënim këtu, se kurrë nuk i dihet!”, ka shkruar Pozhari. /Kosova.info/


Go to TOP