Pozhari e mbron ministren Haxhiu: Sulm i orkestruar nga njerëzit që i frikësohen Byrosë

Xhevdet Pozhari, analist që tash është edhe pjesë e kabinetit të ministrit Arben Vitia si ekspert i jashtëm, ka shkruar një status, ku ka komentuar kritikat ndaj ministren Albulena Haxhiu, e cila u akuzua se e kërcënoi një prokuror.

Sipas tij, të gjitha këto kritika janë “sulme të orkestruara”.

Madje ai ka gjetur edhe motivet e personave që e kritikuan Haxhiun.

“Sulm i orkestruar ndaj ministres Albulena Haxhiut. Kryesisht nga njerëz që i frikësohen Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar! Këtë “mëkat” nuk ja falin Albulenes milionerët që u pasuruan nga gazetaria.” – theksoi ai.

Go to TOP