Potoku para ndeshjes ndaj Llapit: Na duhet mbështetja e secilit

Futbollisti i Ballkanit, Arbër Potoku, ka thënë se skuadra është e fokusuar për të vazhduar me rezultate pozitive në garën për titullin e kampionit.

Aktualisht, Drita kryeson tabelën me gjashtëdhjetë e tri pikë, tetë më shumë se Ballkani, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Përballja me Llapin shihet si një mundësi e mirë për skuadrën nga Suhareka që ta vazhdojë presionin në garën për vendin e parë.

Potoku ka folur para ndeshjes, e cila zhvillohet të dielën.

“Sigurisht që çdo fitore ka rëndësinë e vet, sidomos kur je në garë për titull kampioni. Presim një ndeshje të fortë. Kemi pasur pak ditë në dispozicion për përgatitje për shkak të kalendarit të ngjeshur, por fokusi ynë mbetet te vazhdimësia. Jemi gati për këtë sfidë dhe i ftojmë tifozët tanë, Xhebrailat dhe gjithë Suharekën, të vijnë dhe ta mbushin stadiumin. Na duhet mbështetja e secilit”, ka deklaruar Potoku.


Go to TOP