Posterë të Vuçiqit në Veri, iniciohet rast “Nxitje e urrejtjes”

Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandati suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore.

Lidhur me këtë zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka thënë se është iniciuar rast “Nxitje e urrejtjes”.

“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes. Nuk kemi të dyshimt, ndersa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, tha Elshani.

Go to TOP