Posta e Kosovës nis qarkullimin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.
Kjo u bë në kuadër të Ditës së Tokës.
Sipas komunikatës nga Posta e Kosovës, si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese, ky emision përmes pamjeve të pullave postare bartë mesazhet për rëndësinë e ambientit të pastër, rrezikun e ndotjes nga qeset plastike, si dhe formën edukative të përdorimit të materialeve të riciklueshme.
“Mbrojtja e ambientit, në aspektin global, është pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin Tokë”, thuhet në komunikatë.
Pjesë përbërëse e këtij emisioni është edhe Zarfi i Ditës së Parë, i cili do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.
