Politikani malazez kritikon presidentin e tij se pse nuk dha detaje për takimin me Osmanin

Politikani malazez, Miodrag Vlahoviq, e ka kritikuar presidentin e vendit të tij, Jakov Milatoviq, pasi nuk ka bërë asnjë njoftim në platformën X, lidhur me një takim që e pati me presidenten Vjosa Osmani.

Ai theksoi se Milatoviq pati një takim të vërtetë si këtë me Osmani, sipas tij, jo si me njerëz të tjerë.

“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo nga ajo që bëni një foto me ndonjë burrë shteti dhe më pas e shpallni ‘bisedë’”, ka thënë Vlahoviq në platformën X.

Ndër tjera, ai e ka falënderuar Osmanin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar ndaj Malit të Zi.

Go to TOP