Policja amerikane e shpëton me shpejtësi foshnjën nga ngulfatja në aeroport

Një oficere i Administratës së Sigurisë së Transportit në SHBA (TSA) e ka shpëtuar nga vdekja një foshnje në aeroportin ndërkombëtar “Newark Liberty” në New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo, e ka shpëtuar foshnjën, derisa nëna e tij bënte thirrje për ndihmë për shkak se fëmija nuk po merrte frymë.

Cecilia Morales, në një video të publikuar shihet se kishte reaguar me vrap kur e ka gjendjen e përkeqësuar të foshnjës.

Ajo kishte kaluar rrethojën që e kishte në aeroport, dhe menjëherë e kishte kapur foshnjën, të cilës ia shpëtoi jetën.

Foshnjës më vonë iu dha oksigjen nga teknikët e urgjencës pediatrike dhe ishte mirë.

Morales, i cili iu bashkua TSA-së në tetor, kishte kryer manovrën tek të rriturit dhe fëmijët më parë, por kurrë në një foshnjë.


Go to TOP