Policia vazhdon të sekuestrojë aparatura të kriptovalutave, kësaj here në Lipjan

Një operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit nga policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit, ku janë ftuar edhe zyrtarët doganorë, me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin.

Go to TOP