Policia thotë se mbrëmë në Zveçan është hedhur një shok-bombë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyer, që dyshohet të jetë shok-bombë, mbrëmë në Zveçan.

Në raport thuhet se nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Zveçan 18.06.2023 – 19:50.  Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.

Go to TOP