Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 27 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 33 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 15 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP