Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2050 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 59 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP