Dy të lënduar në një aksident në Kamenicë: Motoçiklisti dërgohet në QKUK

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Korentin të Kamenicës.

Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se motoçiklisti si pasojë e lëndimeve serioze është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

“Ndërsa pasagjeri është duke u trajtuar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, tha Hashani.

“Rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti janë duke u hetuar nga hetues policor të trafikut rajonal në Gjilan”, tha ai.

Go to TOP