Policia shqipton 2.149 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2149 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 19 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 31 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 10 persona. /Kosova.info/

Go to TOP