Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 2500 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2576 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 29 kanë qenë me lëndime, ndërsa 86 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 26 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.
