Policia serbe zbulon shtatë migrantë të fshehur në një kamion

Autoritetet serbe kanë gjetur shtatë migrantë, pa dokumente, në një kamion që transportonte patate të skuqura.

Migrantët u zbuluan të fshehur në kamion në një nga terminalet e mallrave në Leskovc, njoftoi Administrata Doganore.

Policia kishte dyshuar se në kamionin me targa të Beogradit ishin të fshehur migrantët prandaj më datë 30 korrik e ka shoqëruar atë në terminalin e mallrave.

Mjeti transportues mbante patate të skuqura nga Greqia të cilat ishin të destinuara për një importues nga Leskovci.

Kamioni ku u zbuluan migrantët e fshehur.
Kamioni ku u zbuluan migrantët e fshehur.

Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian.

Go to TOP