Policia sekuestron dy armë në Prizren, ndalohen dy të dyshuar
Gjatë periudhës 16-18 gusht, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë gjatë dy rasteve të ndara që lidhen me përdorimin e armëve në gazmendet familjare, duke rrezikuar sigurinë publike.
Në rastin e parë, më 16 gusht rreth orës 01:40 në rrugën “Refik Shala” në Prizren, policia ka intervenuar pas informatave për të shtëna me armë gjatë një festimi familjar. Policia ka njoftuar se në vendngjarje u gjetën gëzhoja dhe u identifikua një person i dyshuar, i cili pranoi se kishte qëlluar me armë. Njësitë e hetuesisë dhe krim-teknika sekuestruan një armë me gaz dhe 17 gëzhoja.
Ndërsa rasti i dytë ndodhi më 18 gusht në fshatin Lubizhdë të Hasit, ku pas raportimeve për të shtëna në një gazmend familjar, policia arrestoi një person që dorëzoi një armë me gaz të llojit Zoraki, me 7 fishekë dhe 4 gëzhoja. Arma u sekuestrua nga njësitë e krim-teknikës dhe i dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj të dy të dyshuarve është iniciuar rast penal dhe ata janë ndaluar për 48 orë.
