Policia ruse rrahin brutalisht gratë që dolën të protestojnë kundër luftës

Policia ruse është incizuar duke rrahur brutalisht pjesëmarrëset në protestën për kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës nga ana e forcave të Rusisë.

Influenceri Cam Higby ka publikuar pamjet në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

“LAJMI I FUNDIT: Policia ruse raportohet se ka rrahur gratë që protestuan kundër luftës në Ukrainë”, thuhet në postimin e tij.

Mediat e huaja kanë raportuar edhe për arrestime të shumta përgjatë protestimit për veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin. 


Go to TOP