Policia nis “pastrimin” e rrugëve nga lypsarët, ndaj të rriturve fletëparaqitje për kundërvajtje

Nisur nga shqetësimet e fundit që kanë zënë vend lidhur me numrin e madh të personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kryeqendrës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njofton se në kuadër të punës së tyre për parandalimin e kësaj dukurie me datën 6 prill ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë këtij aksioni zyrtarët policor kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë.

Po ashtu njoftohet se intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje. /Kosova.info/

Go to TOP