Policia në Vushtrri konfiskon armë në një aheng familjar
Plicia e Kosovës, njofton se më 4 gusht në orët e mbrëmjes, në Vushtrri ka ndërhyrë në një aheng familjar pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri.
Pas hetimeve të shpejta, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë si prova materiale.
“I dyshuari, shtetas i Republikës së Kosovës, është intervistuar në stacion policor dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij është hapur rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”. /Kosova.info/
