Policia në Skenderaj konfiskon gjashtë armë

Policia në Skënderaj ka konfiskuar gjashtë armë dje në dy raste të ndryshme.

Tre persona janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ” Përdorim i armës”.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndryshme kanë konfiskuar armë. Pjesë e ndërveprimit operativ e hetimore ishin edhe bastisjet e shtëpive të personave të dyshuar, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e gjashtë armëve të zjarrit: tri pistoleta dhe tri pushkë gjuetie.”

Go to TOP